PSG rikthehet dominuese, nuk hasi aspak probleme përballë Lorient. Skuadra e Pochettinos fitoi 5-1 në “Parc des Princes”, duke rikthyer në 12 pikë distancën me Marseille e vendit të dytë.
Kylian Mbappe dhuroi një asist për Neymar (12’), ndërsa më pas shënoi vetë me një gjuajtje potente (28’). Kaq për pjesën e parë, teksa miqtë shkurtuan me anë të Terem Moffi (56’).
Nigeriani përfitoi nga një gafë e gjithë prapavijës së PSG-së. Gjithsesi, vendasit realizuan edhe dy gola të tjerë në minutat e mbetura. Mbappe, Messi dhe Neymar tundën rrjetën e Lorient.
Hakimi dhuroi asistin te goli i dytë i sulmuesit francez, me Mbappe që dha dy asiste të tjerë, duke regjistruar dy gola dhe tre asiste në këtë sfidë.