Trajneri portugez i Romës, José Mourinho, u bë trajneri me më shumë gjysmëfinale në kompeticionet evropiane në histori, me gjithsej 11 paraqitje të tilla. “Special One” vazhdon të thyejë rekorde nga pankina verdhekuqe tashmë, të cilën e ka marrë përsipër ta drejtojë dhe lartësojë.
Më saktësisht, luzitani është tashmë trajneri me më shumë gjysmëfinale europiane, duke lënë pas vetes emrave të mëdhenj të trajningut kontinental si Sir Alex Ferguson dhe Jupp Heynckes (të dy me nga 8 gjysmëfinale); Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola (me nga 9 gjysmëfinale).
Fituesi i Champions League edhe me një skuadër të dorës së dytë si Porto bëhet trajneri i parë që mbërrin në gjysmëfinale të tri kompeticioneve evropiane: Champions, Europa dhe Conference League.
The first ever Manager to reach the Semifinals of the UEFA Champions League, Europa League, and Conference League. Ladies and Gentlemen, Jose Mourinho. pic.twitter.com/bxDsJkEwst
— Tochukwu. A-E (@Tochi_Jamez) April 14, 2022
Përveç kësaj, ai mund të bëhet i pari që ngre trofeun e këtij kompeticionit të fundit. E thënë ndryshe, Jose Mourinho është sy dhe veshë nga kryeqyteti i Marash Kumbullës. Në “Arena Kombëtare”, Tiranë, do të luhet finalja e madhe e edicionit të parë të “Conference League”.