29.04.2022 - 17:22
Dritan Abazoviç, kryeministri i Malit të Zi që nga dita e djeshme, ka njoftuar sot me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, vendimin e parë e marrë si kreu i qeverisë.
Ai ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Merr fund ngërçi politik
Abazoviç: Formohet qeveria e re në Malin e Zi!
Propozohet krijimi i një qeverie të pakicës