E diela e parë e çdo muaji në Vlorë do të jetë ditë pa makina. Vendimi është marrë mbështetur në udhëzimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve në Vlorë do të nisë nga ora 09:00 deri në 15:00. Kufizimi do të bëhet nga bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rreth-rrotullimi në Skelë dhe dy akse të tjera.
Njoftimi i Bashkisë së Vlorë
Mbështetur në udhëzimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, njoftojmë të gjithë banorët se nga data 3 prill e në vazhdim, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, në kuadër të ditës pa makina, në datën 3 Prill 2022, nga ora 09:00 deri në orën 15:00 në segmentet e mëposhtme:
Bulevardi Vlorë-Skelë, segmenti nga Teatri “Petro Marko”, deri te rrethrrotullimi në Skelë.
Rruga Skelë-Uji i Ftohtë, segmenti nga rrethrrotullimi në Skelë deri te Tuneli.
Në rrethrrotullimin në Skelë do të lejohet qarkullimi për efekt të lidhjes së rrugës “Kosova”, me rrugën “Pelivan Leskaj”.