MENU
klinika

"Rusia e masakrave"

Edhe Berlusconi zhgënjehet nga Vladimir Putini

10.04.2022 - 12:26

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shprehur i zhgënjyer nga sjellja e Vladimir Putinit, me të cilin ishte i afërt, por që po ndikon në të gjithë botën me atë që po i bën Ukrainës.

Kur ishte në pushtet, Berlusconi kishte mbajtur miqësi personale me presidentin rus, sa që e ka ftuar edhe për pushime në rezidencën e tij luksoze në Sardenjë.

“Nuk mund dhe nuk dua ta fsheh faktin se jam thellësisht i zhgënjyer me sjelljen e Vladimir Putin, i cili ka marrë një përgjegjësi shumë serioze për të gjithë botën.

E takova gati njëzet vjet më parë dhe ai më dukej gjithmonë një demokrat dhe njeri i paqes. Përballë tmerrit të masakrës së civilëve në Butch dhe zonave të tjera, krimeve të vërteta të luftës, Rusia nuk mund të mohojë përgjegjësitë e saj,” tha Berlusconi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të kandidojë në zgjedhjet europiane

82 vjeç por nuk heq dorë nga pushteti, rikthehet Berluskoni