Einxhel dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të komentuar brenda edicionit të parë të “Big Brother VIP” dhe po ashtu jashtë shtëpisë.
Lidhja e tyre ishte ajo në të cilën publiku “besoi më pak”, mirëpo të gjithë dalluan kiminë mes njëri-tjetrit dhe ndjenjat që u rritën në sytë e të gjithëve.
Shumë e vështirë për ta pranuar fillimisht, më vonë shumë e vështirë për t’u shkëputur nga njëri-tjetri. Tashmë, Einxhel dhe Dagz janë një prej çifteve më simpatikë, që kalojnë thuajse çdo moment të ditës së tyre bashkë.
Në rrjete sociale i shohim vazhdimisht, duke i “provuar” publikut se në lojën brenda shtëpisë ndjenjat e tyre ishin të vërteta.
Madje, postimi i fundit i Einxhelit i bëri të gjithë të dyshojnë, pasi në InstaStory ajo ndau foton e një unaze që sigurisht ia kishte dhuruar Dagz.
“Në çdo rrahje të zemrës time”- shkroi Einxhel krahas fotos, si një premtim për partnerin dhe kaq u desh që të aludohet se ata i kanë dhënë fund beqarisë.
Mirëpo, më shumë sesa një unazë fejese, kjo dhuratë e Dagz për Einxhel duket si një premtin për të ardhmen e tyre më vonë. Nëse ecin në këta hapa, pa dyshim do të kemi edhe fejesën e shumë-komentuar. Shumë urime çiftit të dashuruar!