MENU
klinika

SHBA thellon sanksionet ndaj Rusisë

Ekonomia ruse goditet më shumë pas krimeve të luftës në Buha

10.04.2022 - 13:14

Shtetet e Bashkuara zgjeruan sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, duke kufizuar importet e artikujve të ndryshëm, si plehrat dhe valvulat e tubave, ndërsa tenton të rrisë presionin ndaj Moskës dhe Minskut pas pushtimit rus të Ukrainës.

Administrata e Presidentit Joe Biden kufizoi gjithashtu fluturimet e avionëve amerikanë që janë në pronësi, kontrolluar ose me qera nga bjellorusët dhe fluturojnë në Bjellorusi, si përgjigje e qeverisë së Shteteve të Bashkuara ndaj veprimeve të Bjellorusisë në mbështetje të sulmit rus në Ukrainë.

Uashingtoni ka kërkuar të thellojë sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, pasi një tërheqje e trupave ruse nga Kievi Verior zbuloi varre masive në qytetin e Buha.

Në mesin e javës Shtetet e Bashkuara shënjestruan bankat dhe elitat ruse me një raund të ri sanksionesh, duke përfshirë ndalimin e investitorëve amerikanë në Rusi, në përgjigje të krimeve të mëdha të luftës, nga forcat ruse në Ukrainë.

Pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin, më 24 shkurt, është konflikti më i përgjakshëm i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Rusia e quan një “operacion special ushtarak” që synon mbrojtjen e civilëve.

Departamenti i tregtisë deklaroi se do të fillojë të kërkojë nga rusët dhe bjellorusët të pajisen me liçenca të veçanta për një mori produktesh, të cilat do t’I refuzojë. Mallrat përfdhijnë plehra, valvula tubash, kushineta topash dhe pjesë të tjera, materiale dhe kimikate.

Artikujt e prodhuar jashtë vendit me mjete amerikane do të duhet të pajisen gjithashtu me liçencë , që administrate do ta mohojë.

Agresioni rus në fund të Shkurtit dhe përgjatë Marsit vendosi kontrolle të paprecedentë, në eksportin e artikujve të prodhuar nga Shtetete Bashkuara dhe të huaja, të destinuara për në Rusi ose Bjellorusi.

Masat janë koordinuar edhe me mbi 30 vende të tjera dhe do të kufizojnë një pjesë të gjerë të mallrave, softuerëve dhe teknologjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financial Times/ Po 'injorohet' monedha amerikane

Lufta financiare: A do të ketë një reagim ndaj dollarit?