MENU
klinika

Lehtësohen masat anti-COVID

Epidemiologu: Vaksinimi i rëndësishëm, në qarkullim nënvariante të reja që transmetohen më shpejt!

26.04.2022 - 19:36

Ndonëse Komitet Teknik i Ekspertëve vendosi sot lehtësimin e masave anti-COVID, epidemiologët e vënë theksin tek rëndësia e madhe që ka vaksinimi, si e vetmja mënyrë për të luftuar pandmeinë. Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku shpjegoi në Report Tv se qytetarët duhet të vaksinohen pasi në vjeshtë dhe dimër do të përballemi me rritjen e infeksioneve me koronavirus. Por, në vendet e tjera po qarkullon edhe Varianti BA1 dhe BA2, ku Simaku shprehet se ka një transmetueshmëri tepër të lartë dhe prek personat e pavaksinuar.

Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, epidemiologu thekson se edhe përse jemi duke pritur stinën e verës, qytetarët duhet të vaksinohen pasi do kemi një fluks me turistë ç’ka do të rrisë kontaktet dhe rrezikohet përhapja e infeksionit. Ai thekson se grupmoshat 18-40 vjeç janë me neglizhonte sa i përket vaksinimit.

“Janë mutacionet që ndodhin vazhdimisht, një nga këto nënvariante që ka potencial për të dhënë edhe variante të reja, mund të jenë të lehta por edhe variante që shkaktojnë sëmundje të ashpra. Ekziston mundësia e mutacioneve. Varianti BA1 dhe BA2 është shumë herë më i transmetueshëm, prek personat e pavaksinuar. Tani ka më rëndësi më tepër se jemi para stinës së vjeshtës. Në verë pritet fluks i madh turistësh, një numër shumë i madh turistësh dhe me rritjen e fluksit rriten edhe kontaktet në popullatë. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm sidomos për grupin e riskut, mbi 60 vjeç”, tha Simaku në Report Tv.

Simaku shpjegoi se lehtësimi i masave erdhi duke qenë se infeksionet dhe shtrimet në spitale janë në rënie. Pavarësisht kësaj, epidemiologu shton se situata është në monitorim dhe nëse do të ketë përkeqësim masat do të shtrëngohen.

“Pandemia nuk ka mbaruar akoma, por lehtësimi ose shtrëngimi i masave merret mbi bazën e situatës epidemiologjike në vend. Numri i rasteve ka paraqitur një trend të qëndrueshëm në rënie, pozitivitet i mostrave ka paraqitur qëndrueshmëri në rënie, numri i pacientëve të shtruar i ulët, u gjykua që ka ardhur momenti për tu lehtësuar masat. Ndjekja e masave do të vazhdojë, monitorimi është i vazhdueshëm dhe i pandërprerë, në bazë të situatës do shikohet edhe për shtrëngim të tyre”, u shpreh epidemiologu.

Epidemiologu shpjegoi edhe sëmundjen e Hepatitit që po shfaqet tek fëmijët. Ai tha se në vendin tonë ende nuk është regjistruar asnjë rast, ndërsa tregoi edhe simptomat që duhet të kenë kujdes prindërit.

“Kjo është një sëmundje që është shfaqur në Britani infektive që është e ngjashme me hepatitin A dhe prek moshat fëminore. Transmetimi është me anë të ushqimit, ujit duarve të palara. Atje ku higjena është jo e mirë. Me marrjen e njoftimit nga OBSH është vendosur survejanca e përforcuar. I kemi të gjitha kapacitet për të bërë diagnozën laboratorike. Simptomat janë me të përziera të vjella, mund të ngatërrohet me sëmundjet diarreike, jo vetëm nga mjekët por edhe mjekët e shërbimit ambulator. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar. Edhe në vendet e rajonit, se nuk është mbushur akoma java që kur u dha njoftimi nga OBSH, nuk është i lartë transmetimi, do nejç kohë të gjatë që të përhapet edhe në shtete të tjera”, tha Simaku.

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri sot me dije heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës në ambientet e izoluara, megjithatë e rekomanduan me forcë përdorimin e saj. Komiteti vendosi se nga data 1 maj, në kufi nuk do të jetë më në fuqi detyrimi i paraqitjes së certifikatës së vaksinimit, testit COVID apo dëshmisë së shërimit nga infeksioni. Do të rihapen edhe lokalet e natës, ku muzika nuk do të jetë më e ndaluar pas orës 23:00. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar edhe vaksinimin me dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç, që do të aplikohet 4 muaj pas aplikimit të dozës së tretë.