MENU
klinika

“Ballkani Perëndimor, sa më shpejt në BE"

Escobar: Integrimi i rajonit, do të sjellë më shumë zhvillim

14.04.2022 - 12:59

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin se Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Europian. Zëvendësndihmës sekretari i shtetit, njëherësh i dërguari i presidentit Bajden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në një intervistë për gazetën greke “to vima” thekson se integrimi i vendeve të rajonit në familjen europiane do të sjellë më shumë zhvillim dhe siguri për gjithë europën.

Gabriel Escobar:Çdo vend që i bashkohet BE-së bëhet më demokratik, më i qëndrueshëm dhe më i begatë. Ata tashmë janë evropianë kulturalisht, historikisht dhe gjithnjë e më shumë ekonomikisht. Kjo tregon se ideja evropiane është e gjallë në rajon.

Por ai i sheh me shqetësim ndikimet që mund të kenë në rajonin e Ballkanit vendet e treta dhe këtu ka parasysh Rusinë dhe Kinën.

Gabriel Escobar: Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon.

Escobar nuk ka një vlerësim për pasojat që mund të ketë lufta në ukrainë në raportet mes lindjes dhe perëndimit, por thekson se ky konflikt i ka afruar më shumë vendet anëtare të aleancës së atlantikut.

Gabriel Escobar: Kjo krizë i ka afruar më shumë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ka krijuar një nivel uniteti brenda NATO-s që nuk e kemi parë kurrë. Kjo krizë na kujton pse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Teska nënvizon se SHBA e konsiderojnë Kosovën shtet të Sovran dhe të pavarur, zyrtari i lartë amerikan shpreh besimin se edhe dialogu Prishtinë-Beograd do ketë përparime.