MENU
klinika

Reagon Pacolli pas lajmeve për Dick Marty

“Është koha të tregojë si e krijoi narrativën që e çoi Thaçin në burg”

10.04.2022 - 13:23

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka komentuar raportimet se Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet serbe dhe se qëllimi ka qenë vrasja e tij që faji t’iu bartet kosovarëve.

Kështu kanë raportuar dje disa media të huaja. Lidhur me këtë çështje ka reaguar Pacolli i cili është shprehur se nëse kjo është e vërtetë, atëherë është koha e duhur që ai të tregojë si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve.

Ky narracion i Martyt është shtylla kryesore e Gjykatës Speciale në Hagë ku tash ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish-krerë të tjerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

“Nëse është e vërtetë se Dik Marti po kërcënohet nga inteligjenca serbe, është koha e duhur qe ai të tregoi se si e krijoi narrativën e tij të famshme të organeve, për çka z. Hashim Thaçi sot është në paraburgim në Hagë.”, ka shkruar Pacolli.

“Mise au Point” ka nxjerr një hulumtim për Dick Martyn, ku zbulohet që ish-prokurori i njohur zviceran, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe dhe e gjitha kjo t’i vishet kosovarëve, me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb.

E përditshmja zvicerane Tagesanzeiger, ka raportuar se Këshilli Federal ka mobilizuar edhe ushtarët elitë për të mbrojtur Dick Martyn, pasi që rreziku për jetën e tij është shumë i madh.

Marty, në Ballkan njihet më së miri, për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë. Tani, ai është nën mbrojtje 24-orëshe nga forcat ushtarake zvicerane.

Vetë Marty ka folur për këtë situatë.
“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka theksuar ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dick Marty jeton nën mbrojtje të rreptë policore

“”Shërbimet serbe donin të më vrisnin e të fajësonin shqiptarët”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë