MENU
klinika

Wladimir Klitschko

“Falë boksit, mësova t’i mbijetoj edhe luftës”

13.04.2022 - 17:18

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko, ish-kampion bote në peshën e rëndë për 12 vite me radhë dhe ish-kampion olimpik në vitin 1996, ndodhet në vendlindje.

Bashkë me të vëllanë, Vitali Klitschko, ish-boksier e kampion bote në peshën e rëndë dhe aktualisht kryetar i Bashkisë së Kievit, luftojnë për të mbrojtur vendin e dytë nga agresioni rus. Në një intervistë, Wladimir Klitschko shprehet se disiplina që ka patur gjatë karrierës si boksier po e ndihmon të përballojë këtë luftë.

“Nëse sot jam ky që më njihni është falë sportit të boksit dhe karrierës time. Kjo përvojë e madhe në ring më ka bërë që të rezistoj në këto ditë të vështira për vendim tim. Jo vetëm fizikisht por edhe psikologjikisht”, tha Klitschko.

“Më besoni, këtu është një ferr i vërtetë. Askush nuk e kupton dot atë që jemi duke kaluar. Nëse sot arrij ende të mbijetoj në këtë luftë me mijëra viktima është falë përvojës që kam kaluar ndër vite si boksier, me një regjim të fortë për t’u përgatitur për ndeshje”, u shpreh Wladimir Klitschko, 64 fitore e 5 humbje në karrierën e tij, një legjendë e peshës së rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Telashe të tjera për Roman Abramovich

Sekuestrohen 12 asete të pronarit të Chelseas