Familja Laska ka hapur dyert e mortit, ndërsa trupi i 10-vjeçarit nuk është gjetur ende.
Teksa presin ngushëllim për vogëlushin, i cili u mor nga rrjedha e lumit Fan pasditen e 5 prillit, ata qëndrojnë me shpresën se trupi i pajetë si Sebastianit do të gjendet.
Babai i të miturit Vladimir Laska kërkoi shtimin e forcave me mjete të specializuara përgjatë rrjedhës së Lumit Fan dhe Hec-it të Repsit.
“Sa munden po kërkojnë, por nuk janë mjaftueshëm, duhet të ketë më shumë palombar që të zhyten, lumi është i rrëmbyeshëm dhe shumë i ftohtë. U bë një javë që nuk kemi asnjë lloj shenjë, asnjë rrobë që ka pas djali veshur”, thotë ai.
Sebastian Laska u mor nga rrjedha e Lumit Fan, teksa tentoi të merrte topin që po luante bashkë me të vëllanë, i cili i ra në lum.
Vëllai i madh tentoi ta shpëtonte duke u futur në ujë, por në dorë i mbeti vetëm xhupi 10-vjeçarit.