Nëse më parë qytetarët familjarë nuk i kushtonin rëndësi sesa KWH energji elektrike shpenzonin në muaj, trashmë që skema e pagesës mund të ndryshojë dhe të jetë me çmim tregu për konsumin mbi 700 KË, konsumatorët familjarë kanë filluar të shtojnë vëmendjen ndaj faturave të energjisë dhe të kontrollojë sahatet për çfarë kanë harxhuar.
“Kemi filluar patjetër të kursejmë ndopak. Në muaj shpenzojmë 400-500 kw.”
“Nuk e harxhojmë me thënë të drejtën. Fatura e energjisë na vjen 50 mijë , 60 mijë. Por kemi filluar të kursejmë.”
“Sigurisht që rritja e çmimit të energjisë ka një efekt.”
“Nuk i shpenzoj 700 kw në muaj. Shpenzoj 300-400 kw.”
“Nuk i shpenzoj 700kw. Një familje normale nuk i shpenzon 700 kw”, shprehen qytetarët
Të tjerë nuk bien dakord me këtë skemë të qeverisë, pasi kjo e fundit duhet të luajë rol rregullator nëpërmjet politikave mbështetëse për shtresat në nevojë dhe jo të vendosë çmime tregu për energjinë elektrike.
“Janë gjykime diktatoriale. Qeveria nuk mund të ndërhyj në çmimet e tregut. Është krejtësisht e gabuar. Vetëm në vendet që janë nën regjime diktatoriale, atje ndërhyn qeveria, ata që kanë monopolin. Ndërsa nuk mundesh ti të aplikosh çmime të ndryshme për të njëjtin njerëz. Gjej forma të tjera, subvencionoi ata që marrin më pak.”
Një faturë dritash deri në 700 kilovat me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat orë, së bashku me TVSH kushton 8000 mijë lekë të reja. Ndërkohë, nëse miratohen ndryshimet e reja, një familje që do të konsumojë 100 kilovat orë mbi fashën do paguajnë 2700 lekë më shumë për energjinë, bashkë me TVSH-në 540 lekë, totali i shtesës në faturën e dritave do të jetë 3240 lekë, e rrumbullakosur fatura mujore shkon 11 240 lekë.