MENU
klinika

Kreu i KOKSH

Fidel Ylli: Qeveria të lejojë bastet sportive

08.04.2022 - 13:21

Gjatë mbledhjes së sotme me Ministrinë e Sportit, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli ka folur për hapjen e basteve teksa ka deklaruar se këto para t’i kontrollojë qeveria dhe më pas t’i akordohen sportit dhe sportistëve:

“Ne duam që këto para t’i kontrollojë qeveria, jo Federata, as KOKSH-i, por vetë qeveria sepse mbledh të ardhura jo vetëm për sportin. Janë miliona euro e dinë të gjithë. Ato para të shkojnë për sportin, për këto kampionë që janë këtu me mua që e kanë nderuar Shqipërinë.

Ne patëm një mundësi që na dhanë 200 milionë lekë Ministria për në Olimpiadë dhe ne ua akorduam sportistëve tanë që të stërviten dhe me ato stërvitje dhanë rezultat me një kampionë bote dhe dy medalje të tjera në stilin e shkëputjes në Uzbekistan.

Ne nuk duam që të nxjerrim atletët tanë që me trofetë dhe me medaljet e tyre të bëjnë grevë përpara kryeministrisë, por të sensibilizojmë qeverinë dhe kryeministrin janë miliona lekë që i ka krimi, të gjithë e dimë dhe asnjë nuk flet.

Ato para më pas të bëhen qendra Olimpike, sepse sporti nuk është një garë, por cilësi jete. Nuk mjaftojnë stadiumet e reja dhe zyrat sepse nuk më duhen zyrat e KOKSH dhe projekti 5 milionë euro nëse këto projekte nuk balancohen me buxhetet e federatave”, përfundoi Fidel Ylli.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës