MENU
klinika

“Më ka bërë bllok në Instagram”

Fifi bën deklaratën e papritur për ish-banoren e “BBV”

25.04.2022 - 10:08

Ditën e djeshme në “E Diell” ka qenë e ftuar ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, aktorja Monika Lubonja.

Nevina Shtylla – moderatorja e emisionit – i kërkoi asaj ti bëj një rreng mikeshës së saj më të mirë, Fifit.

Në momentin që Lubonja e merr në telefon i thotë se Fifi ka folur keq për të pas krahëve. Këngëtarja gjatë gjithë kohës i kërkon aktores të dijë se çfarë ka dëgjuar, por në fund i thonë asaj që është vetëm një lojë.

Mirëpo, në fund të telefonatës Fifi tregon se aktorja e humorit, Arjola Demiri i ka bërë bllok në “Instagram”.

Monika: Mirë moj Fifi të kam dashur kaq shumë, të kam mbrojtur me dashuri dhe të kam puthur gushën si goca im. Po si ke folur prapa krahëve për mua, mi zemër? Çfarë të kam bërë?

Fifi: Ku kam folur prapa krahëve për ty unë?

Monika: Po si moj unë që të dua kaq shumë dhe ti the fjalën e fundit për mua.

Fifi: Çfarë kam thënë për ty aman, apo je duke më ngacmuar?

Monika: Jo, shpirt unë nuk të ngacmoj. Unë e di që janë të vërteta fjalët që kam dëgjuar.

Fifi: Të lutem, cfarë të kanë thënë?

Monika: Çfarë do të thuash ti, unë të kam fal se ti je dashuria ime.

Fifi: Jo, jo çfarë të kanë thënë. Më more të më pyes çfarë kam thënë për ty.

Monika: Po ja do ta jap njeriun.

Monika ndërkohë i ka dhënë telefonin moderatores dhe me Fifin është duke folur Nevina Shtylla.

Nevina: Fifi, e mban mend kur folëm bashkë dhe më the për Monikën atë gjënë. E di kush jam? Fifi nuk po të lodh jam Nevina, është pjesë e lojës.

Sakaq, në fund të telefonatës këngëtrja e njohur ka habitur me deklaratën e saj duke thënë se në ditëlindjen e aktores kishte njerëz të padëshiruar.

Fifi: Në ditëlindjen tënde kishte njerëz të padëshiruar.

Monika: Kush ishin?

Fifi: Mjafton ky lajmi

Nevina: Do t’i jap edhe 20 pikë të tjera Monikës, po na e the emrin.

Fifi: Prit, prit një person që më ka bërë bllok në Instagram, Arjola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“S’mund të ndodhë diçka mes nesh”

Ende pa nisur, Graniti i jep fund marrëdhënies me Fifin

"Nuk je Fifi që njoh unë"

Babai i Fifit e surprizon live