MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Fitorja e Orban, festë në Kremlin vajtim në Bruksel!

05.04.2022 - 13:19

Po tani çfarë do të ndodhë demokracinë më të sfiduar dhe më të kompromentuar të Bashkimit Evropian?

Shkalla e fitores së katërt radhazi në zgjedhjet e Viktor Orbanit në Hungari ishte dërrmuese, gjithëpërfshirëse dhe e papritur. Përballë për herë të parë me një aleancë të bashkuar opozitare që la mënjanë dallimet e brendshme, parashikimet për një garë të ngushtë – ose të paktën një garë – u përmbysën. Me një pjesëmarrje të lartë, partia Fidesz e Orbán fitoi në fakt një numër më të madh mandatesh sesa kishte më parë, ndërsa Péter Marki-Zay, kandidati i opozitës për kryeministër, nuk arriti të fitonte as zonën elektorale lokale që po konkurronte.

Edhe një herë, rezistenca ndaj markës së nacionalizmit autoritar dhe konservator të Orbán u kufizua kryesisht në Budapest dhe qendra të tjera urbane.

Ky është një rezultat që do të vajtohet në Bruksel dhe do të festohet në Kremlin.

Pasi u zotua se do ta mbajë Hungarinë jashtë konfrontimit midis perëndimit liberal dhe Rusisë së Vladimir Putinit për Ukrainën, Orbán ka një mandat për të penguar përpjekjet e BE-së për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Moskës. Në një kohë kur uniteti evropian është parësor, ky është një problem.

Por në një nivel akoma më themelor, BE-ja përballet me dilemën se si të sillet me një shtet anëtar në të cilin normat demokratike janë shpërfillur në atë masë saqë sundimi autokratik i Orbán duket i padiskutueshëm.

Marki-Zay nuk zhvilloi një fushatë të mirë, pasi aleanca e opozitës dështoi. Por siç theksoi ai në një fjalim të rrënuar të natës së zgjedhjeve, kjo ishte gjithçka tjetër veçse një luftë e drejtë politike.

Gjatë 12 viteve në pushtet, Orbán ka zhdukur kontrollet dhe balancat në atë masë sa që një dëgjim i duhur për zërat e opozitës tani është i pamundur në Hungari. Në vitin 2018, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i përshkroi zgjedhjet e vendit si “të lira, por jo të drejta”.

Hungarian Prime Minister Viktor Orban (C) walks near other representatives during a vote about the government’s bill on the protection against the new coronavirus COVID-19 at the plenary session of the Hungarian Parliament in Budapest, Hungary on March 30, 2020. (Photo by Zoltan MATHE / POOL / AFP) (Photo by ZOLTAN MATHE/POOL/AFP via Getty Images)

Mediat e pavarura janë detyruar të largohen ose janë marrë nga blerës miq me qeverinë, ndërsa media shtetërore mezi i kalon mocionet për të paraqitur një debat të ekuilibruar. Muajin e kaluar, një kanal televiziv shtetëror transmetoi një fjalim 30-minutësh të Orbán nëntë herë në hapësirën e 24 orëve. Në të kundërt, Marki-Zay iu dhanë gjithsej pesë minuta kohë transmetimi në televizionin shtetëror gjatë fushatës zgjedhore.

jë klientelizëm i korruptuar, i financuar pjesërisht nga fondet e BE-së, i ka bërë miqtë dhe aleatët e zotit Orban të pasur dhe ka rrënjosur ndikimin e tij shtypës në shoqërinë civile.

Përballë një shteti anëtar që rrezikon të bëhet një demokraci vetëm në emër – dhe ku opozita politike nga brenda përballet me pengesa të papranueshme – presioni nga jashtë duhet të ushtrohet më me forcë.

BE-ja ka ngrirë pagesat e fondit të rimëkëmbjes Covid për Hungarinë, që arrijnë në 5% të PBB-së, për shkak të shqetësimeve të korrupsionit. Në mungesë të një angazhimi të vërtetë për reformën në Budapest, ato para nuk duhet të vijnë.

Brukseli duhet t’i bëjë të qartë gjithashtu Orbán se një ligj i ri që lidh fondet e BE-së në përputhje me normat demokratike do të zbatohet me rigorozitet. Duhet bërë e qartë se do të paguhet një çmim i konsiderueshëm për trajtimin me përbuzje të parimeve bazë të anëtarësimit në BE.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, Orbán u gëzua për një fitore “aq të madhe sa mund ta shihni atë nga hëna dhe sigurisht që mund ta shihni nga Brukseli”. BE-ja nuk duhet t’i lejojë atij fjalën e fundit.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?