MENU
klinika

"Në Kongres reflektojmë edhe pse jemi fitues..."

Gjiknuri: S’kemi nisur negociatat për presidentin e ri!

07.04.2022 - 19:52

Partia Socialiste nuk ka zhvilluar asnjë negociatë me grupet parlamentare sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri në një intervistë për Report TV. Gjiknuri tha se ka zhvilluar vetëm mbledhje të brendshme me Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin, si grupi i mandatuar nga PS për negociatat për presidentin e ri.

Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Gjiknuri u shpreh se pa u përcaktuar kalendari i votimit është ende herët për negociata. Partia Socialiste është e qartë në qëndrimin e saj, Presidenti i ri do të jetë shumë më ndryshe nga Ilir Meta. Gjiknuri thekson se presidenti i ri duhet të di të qëndrojë mbi palët dhe të mos përfshijë në detyrë interesat e tij politikë.

“Dua të sqaroj se nuk ka pasur asnjë negociatë me asnjë grupim, kemi zhvilluat takime mes vetes sonë sa i përket procesit që do organizohet brenda PS, grupi i ngarkuar për të negociuar me palët. Ka zhvilluar mbledhje brenda vetes, ne të tre, Balla dhe Spiropali, nuk ka pas negociata, gjithçka tjetër është spekulim. Pa u paracaktuar kalendari i votimit nuk është koha për të nisur negociata. Madje nuk kemi diskutuar as me grupe interesi. Nuk mund të konfirmoj nëse do të jetë burrë apo grua, e rëndësishme është të jetë personalitet i mirë, i provuar që di ta bëjë detyrën, të qëndrojë mbi palët, të mos fusë interesat politike në detyrën e tij. Po të fokusohemi në këtë karakteristika do të ketë një president të mirë ndryshe nga ç’ka kemi parë këto pesë vitet e fundit”, tha Gjiknuri në Report Tv.

Sekretari i Përgjithshëm i PS është ndalur edhe në Kongresin që do zhvillohet më 9 prill duke shpjeguar se ky Kongres do të sjellë një risi, pasi nuk do të fokusohet vetëm në vetëm në problemet organizative të partisë, por do trajtohen edhe problematik të tjera që po kalon Shqipëria, si kriza me çmimet. Ai thekson se rreth Pallatit të Kongreseve do të mbahen diskutime të hapura me qytetarët.

“Kulmon ngjarjen më të madhe organizative dhe është një kuvendim me anëtarësinë e gjerë për sfidat që ka PS për periudhën që mbetet në këtë 4-vjeçar. Ky Kongres kulmon me fillimin e mandatit të tretë. Ky kongres zhvillohet në një moment të të vështirë për Shqipërinë për shkak të krizës së çmimeve. Ka ardhur moment që PS, përtej adresimit të problemeve organizative të partisë, miratimi i statutit, ndryshme për riorganizimin më të mirë të partisë, do trajtojmë edhe çështje të tjera tematike që lidhet me situatën që po kalon Shqipëria, problemet me krizën. Por ne do zhvillojmë disa sesione aktivitet përreth pallatit të kongreseve që janë të hapura për publikun, për palët e interesuara ku do diskutohen ide zhvillimore, politika që ka ndërmarrë qeveria për të adresuar shqetësimet e krizës, por është edhe një forum për të testuar shumë nga idetë që ne kemi, apo për të marrë opinione. Përzierja e diskutimit politik që ka një forum partie por edhe input i gjerë nga shoqëria civile nga faktorë të interesuar nga grupe interesi”, vijoi Gjiknuri.

Ndonëse PS ka fituar mandatin e tretë, sekretari i përgjithshëm shprehet se kjo nuk do të thotë që partia s’ka nevojë për ripërtëritje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jemi partia më demokratike..."

Damian Gjiknuri prezanton ndryshimet në PS