MENU
klinika

U shpall non-grata nga SHBA

Gruevski: Kam punuar me nder në interes të shtetit

11.04.2022 - 22:15

Pas shpalljes non-grata nga SHBA, ka reaguar ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski.

Në një reagim në Facebook ai shprehet i keqardhur dhe se arsyet se përse është vendosur në këtë listë janë të pavërteta.

“Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot a mes tjerash ka të bëj me mua. Arsyet e potencuar për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni. Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe materia. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën”, shkruan ai.