Qendra Sizmologjike Euromesdhetare , këtë të shtunë pas tërmetit të rënë një natë më parë në Bosnjë Hercegovinë i cili u ndie në pjesën më të madhe të Ballkanit, ka publikuar një hartë të tërmeteve të regjistruara në pjesë të Evropës Juglindore gjatë 62 viteve të fundit.
Në hartën e publikuar nga EMSC pikat me ngjyrë më të ndezur përfaqësojnë edhe tërmetet më të fuqishme që kanë goditur vendet e Ballkanit nga 1960 e deri më sot.
Nga të dhënat vihet re se dy tërmetet më të fuqishme gjatë këtyre viteve janë shënuar në vendin tonë, ai i Shkodrës më 15 Prill, 1976 ku humbën jetën 40 persona dhe ai i 26 nëntorit të 2019 me epiqendër në Shqipërinë veriperëndimore 6. 4 ballë i shkallës Rihter ku humbën jetën 51 persona.
EMSC e publikoi hartën dhe të dhënat pas një sërë tërmetesh në Bosnjë Hercegovinë natën e së premtes, ku më i forti ka qenë me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në vendet fqinje./abcnews.al