MENU
klinika

Ndryshon udhëzimi/ Si do shpallen shkollat më të mira

Hendeku i notave në klasë, ministria reformon sistemin e vlerësimit!

01.04.2022 - 10:15

Kërcitja e rezultateve të nxënësve të marra në bankat e shkollës, krahasuar me ato në provimet kombëtare kanë bërë që Ministria e Arsimit të reformojë edhe mënyrën se si do të vlerësohen shkollat më të mira.

Nuk do të jenë më 9, por 14 tregues që do të plotësojnë vetë shkollat e, veç kësaj, urdhri i fundit parashikon plotësimin e pyetësorëve me trekëndëshin prindër-mësues-nxënës, si dhe krahasime me vitin paraardhës. Fiktiviteti i notave është një fenomen i kahershëm, por vetëm së fundmi i konfirmuar me zë e figurë nga zyrtarët e arsimit.

Matura e fundit nxori zbuluar mësuesit, që për hir të performancës së mirë apo arsyeve të tjera, vendosën nota të larta. Shkëlqimi i nxënësve u zbeh në provimet finale në fund të gjimnazit, por ato nota luajtën rolin e tyre në pranimet në universitete. Karta e performancës ose rankimi i shkollave është një vlerësim që kryhet çdo vit, vë në garë shkollat midis tyre.

Në jo pak raste shërben për të orientuar prindërit drejt shkollave të ashtuquajtura më të mira, dhe jo pranë asaj që kanë më afër vendbanimit, siç parashikohet në udhëzimin për regjistrimet.

UDHËZIMI

Dy ditë më parë, në 28 mars, Ministria e Arsimit ka firmosur urdhrin nr.157, datë 28.03.2022, “Miratimin e kartës së performancës së shkollës dhe udhëzuesit të saj”, ku përcakton tri linjat mbi të cilat do të bazohet vlerësimi i shkollave me qëllim për të renditur më të mirat. Së pari, është një listë specifike e bërë më voluminoze tashmë me 14 tregues, nga 9 ekzistues.

Peshë më vete ka diferenca e rezultateve nga njëri vit në tjetrin ose krahasueshmëria midis tyre. E po ashtu, treguesi i tretë janë pyetësorët me prindër, nxënës e mësues.

Përveç këtij të fundit, të dhënat e të cilit përpunohen nga zyra vendore e arsimit parauniversitar, për dy treguesit e parë përgjegjës është drejtori i shkollës, që ngarkohet me përgjegjësinë për t’i plotësuar në fund të çdo viti mësimor. Pyetësorët nga ekspertët e MAS, shpërndahen në prill të çdo vit nga një klasë e përzgjedhur me short dhe ruhen së paku një vit në shkollë.

Në fund të çdo dhjetori, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në arsimin parauniversitar harton raportin pasi ka analizuar kartën e performancës së shkollave 9-vjeçare e të mesme në të gjithë vendin.

MATJA E CILËSISË

Që një shkollë të konsiderohet më e mira, duhet të ketë disa cilësi që e dallojnë nga të tjerat. Kjo nuk u atribuohet vetëm rezultateve të nxënësve, që indirekt janë edhe punë e mësuesve, por edhe këtyre të fundit. Për herë të parë, rezultati i atyre që mësojnë në provimin e kualifikimit do të ketë ndikim në shumatoren e treguesve që tregojnë nëse një shkollë është në një nivel a një tjetër. Një vend të veçantë zënë objektivat në fillim të shkollës.

“Objekti tregon se në ç’masë do të arrihet synimi gjatë vitit shkollor. Çdo objektiv lidhet me rezultatet e nxënësve është i matshëm, i krahasueshëm dhe nuk nxit ngritjen fiktive të notave”, citohet në dokument.

Nga ana tjetër, mungesat, çregjistrimet nga shkolla dhe kalueshmëria do të jenë pjesë e filtrave që duhet të ketë një institucion arsimor për të qenë më i miri. Ndërsa thuajse të gjithë të tjerat lidhen me performancën e nxënësve në klasë krahasuar me ato në provimet kombëtare (shiko tabelën bashkëngjitur shkrimit).

Në udhëzimin e zbardhur në faqen zyrtare të MAS, për secilin prej tyre gjenden treguesit dhe një shembull mbi mënyrën e përllogaritjes së tyre.

TREGUESIT SPECIFIKË PËR RENDITJEN E SHKOLLAVE

– Përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla, kundrejt totalit të nxënësve të regjistruar
– Përqindja e orëve të munguara nga nxënësit, kundrejt orëve mësimore të një viti
– Përqindja e nxënësve kalues në provimet e arsimit bazë/ maturës shtetërore
– Nota mesatare e shkollës në provimet e arsimit bazë/ Maturës shtetërore
– Diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës në provimet e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe e matematikës me notës mesatare të këtyre lëndëve në klasën e 9
– Diferenca ndërmjet notës mesatare të shkollës në provimet e lëndëve të detyruara me notën mesatare të këtyre lëndëve në klasën e 12
– Përqindja e nxënësve që e kanë diferencën më të madhe se 1 notë në provimet e arsimit bazë/Maturës Shtetërore
– Pikët mesatare në vlerësimin e arritjeve të nxënësve në arsimin fillor
– Përqindja e nxënësve të arsimit të mesëm të ulët që vijojnë arsimin e mesëm të lartë
– Realizimi i objektivit të planit vjetor të shkollës
– Numri i fituesve të shkollës në konkurset e Ministrisë së Arsimit
– Numri i fituesve të shkollës në konkurset e ZVAP-së
– Rezultatet e mësuesve të shkollës në provimet e kualifikimit gjatë 4 viteve të fundit
– Përqindja e maturantëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare për të vijuar studimet në institucionet e arsimit të lartë

“Do vish në Itali, po hape gojën të denoncosh do të të vrasim mamanë”

Si e reja zbuloi planin se vjehrra do e trafikonte për prostitucion

"Shumë shpejt do dalin emra të tjerë politikanësh e..."

“SPAK ka bërë tërmet”/ Profesori Karamuço bën paralajmërimin e bujshëm