MENU
klinika

"Asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen!"

Humbi nënën, Fjoralba Ponari ‘hap zemrën’ me ndjekësen

12.04.2022 - 11:15

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari – e cila tani po drejton emisionin e “Portokallisë” – ka humbur nënën e saj pak muaj më parë nga një sëmundje e rëndë.

Fjoralba nuk tregoi detaje të mëtejshme, por e kaloi këtë periudhë të vështirë në privatësi me familjarët e saj.

Ditën e sotme, moderatorja realizoi një intervistë virtuale në “Insastory”, ku një ndjekëse e kishte pyetur:

“Sa mendon se do i mbash të zezat?”

Fjoralba iu përgjigj se ajo është ende me të errëta, por sipas saj, asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen që ndjen.

“Unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”.- shkruan Fjoralba.

Rikujtojmë se Fjoralba foli për herë të parë për ndarjen e nënës së saj nga jeta në moshën 54-vjeçare në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u shpreh se duhet gjetur forca për t’u ringritur dhe për të frymëzuar të tjerët.

“Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për t’u ringritur, për të frymëzuar të tjerët”, tha mes lotësh moderatorja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndahet nga jeta personi i saj më i shtrenjtë

Fjoralba Ponari në zi