Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 20-vjeçar ka plagosur me thikë vëllanë e tij disa vite më të madh, ndërsa disa orë më pas është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari ka goditur me thikë vëllanë e tij 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.