MENU
klinika

Situata ekonomike

Ibrahimaj: Punësimi po ecën me ritme të kënaqshme, ja me sa për qind është rritur

05.04.2022 - 12:35

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi gjatë një konference për media se procesi punësimit gjatë muajit mars ka ecur me ritëm të kënaqshme.

Teksa informoi qytetarët në lidhje me treguesit ekonomikë gjatë muajit mars, Ibrahimaj u shpreh se shifrat e të punësuarve në sektorin privat janë ritur me 1% në raport me llogaritjet e bëra në muajin dhjetor të vitit të shkuar.

“Nëse do tu referohemi shifrave paraprake të punësimit deri në muajin mars kemi patur një ecuri të kënaqshme të tregut të punës. Presim që shifrat u punësimit të vijojnë me ritmet e dy viteve të fundit.

Biznesi i madh ka një total prej 554 306 të punësuarish ose 1% më shumë se të dhënat e dhjetorit. Shpërndarja e të punësuarve është në sektorin e shërbimeve me 52% të të punësuarvem, i ndjekur nga sektori i prodhimit dhe turizmi”, tha Ibrahimaj.