MENU
klinika

Skema e re e luftës

Inteligjenca e Ukrainës: Ja si po riorganizohet ushtria ruse

09.04.2022 - 09:03
Ushtria ruse po riorganizohet në Ukrainën lindore dhe objektivi i radhës mund të jetë qyteti i Kharkiv.

Kështu tha kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerali Kyrylo Budanov, në një intervistë për CNN.

Gjenerali shpjegoi se trupat e Moskës po “rigrupohen drejt Izium” – një qytet me rëndësi të madhe strategjike – dhe “ata planifikojnë të përparojnë drejt Kharkiv-it para së gjithash.

Budanov parashikon gjithashtu se pas përpjekjes për të shkatërruar Kharkivin dhe Mariupolin, rusët mund të përpiqen të avancojnë drejt Kievit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi ‘bombë’ i SHBA-së për Turqinë

“Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus!”