MENU
klinika

Serie A, Java 34

Inter bie atëherë kur nuk duhej, gëzon Milan

27.04.2022 - 22:16

Atëherë kur nuk pritej, pikërisht kur të gjithë tifozët zikaltër prisnin të merrnin kreun e Serie A, Inter ka humbur në transfertë 2-1 përballë Bolognas në ndeshjen e prapambetur.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar 1-1. Në 45 minutat e para u vu re një dominim i kampionëve të Italisë, por edhe vendasit patën mundësitë e tyre. Djemtë e Inzaghit kanë treguar menjëherë se kush është kampione në Itali.

Zikaltërit kanë zhbllokuar takimin në D’All Ara ndaj Bolognas, pas vetëm 3 minutash. Ishte minuta e 3-të, kur një perlë e Perisic, gjeti rrjetën. Në minutën e nëntë, Barella do pengohej në zonë nga Skorupski. Gjithsesi, asgjë nuk kishte për kryesorin, i cili vazhdon lojën.

Në minutën e 18-të, Lautaro Martinez ka shansin e artë për të dyfishuar shifrat. Argjentinasi merr një top të mirë nga krahët, por gjuan keq. Arnautovic vendosi ekuilibrat në minutën e 28-të. Sulmuesi austriak shfrytëzon më së miri një krosim të dërguar në zonë dhe mposht Radu.

Ekipi i Mihajlovic përmbys shifrat me Sansone në të 81-tën, pas një gafe të Radu. Vendasit bënë gjithçka mirë, pikërisht atëherë kur rivali ishte më mirë i vendosur në fushë.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon