MENU
klinika

Flet ish-kreu i NATOS

James Stavridis: Pse, lufta përfundon me “zhgënjim”?..

13.04.2022 - 13:13

       Ish-komandanti i NATO-s në Europë, James Stavridis, ka folur për situatën e fundit në Ukrainë, duke nënvizuar edhe opsionin e një marrëveshjeje eventuale për fundin e konfliktit.

Sipas tij, marrëveshja do të urrehet nga të gjithë, nga Putin, Zelenskiy dhe NATO, për arsye të ndryshme. Ai ka sjellë për analogji rastin e Finlandës në vitin 1940, kur Bashkimi Sovjetik sulmoi ushtarakisht por u përball me një mbrojtje të jashtëzakonshme që i kushtoi shumë.

“…në fund lufta u shndërrua në negociatë që, kur mbaroi, Finlanda dha 10 për qind të territorit. Por, vazhdoi si vend sovran dhe pranuan pozicionin e neutralitetit. Dhe sinqerisht, mendoj se kjo situatë mund të shkojë po ashtu. Ka shumë mundësi të tjera. Do të thosha, se ka një mundësi rreth 60-65 për qind që do të shohin një mbyllje me negociata, që i jep Putinit kontroll mbi 10 deri në 15 për qind të Ukrainës, por pjesa tjetër vazhdon si vend sovran.

Zelenskiy qëndron president dhe ukraniasit vendosin për vete, në këtë moment neutraliteti ka më shumë kuptim. Meqë ra fjala, çdokush do ta urrejë marrëveshjen në fjalë.

Putin, sepse e di që ka dështuar në objektivin real të pushtimit të plotë, Zelenskiy sepse do të jetë presidenti që lëshoi 15 për qind të territorit dhe Perëndimi sepse do të duhet të anulojë disa sanksione. Pra, të gjithë do ta urrejnë, por luftrat mbarojnë shpesh mbarojnë”, – është shprehur Stavridis.

Ai e ka cilësuar si befasues nivelin operacional të ushtrisë ruse dhe dështimin e saj në planifikim dhe logjistikë. Në fakt, ky është një element që ka rënë në sy të të gjithë vëzhguesve dhe pa dyshim, që e dëmton më shumë se çdo gjë tjetër kredibilitetin e Rusisë në arenën ndërkombëtare.