MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam dhimbje veshi të vazhdueshme

27.04.2022 - 10:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Jam një vajzë 33 vjeç. Që prej disa ditësh më shqetëson një dhimbje e fortë veshi, e cila herë pas here shoqërohet edhe me dhimbje koke. Mora një ilaç me pika në farmaci dhe sikur nuk po më qetëson. Doja mendimin e një mjeku ORL, çfarë mund të kem?

Mjeku: Përshëndetje. Dhimbja e kokës e shoqëruar edhe me dhimbje veshi mund të vijë për arsye të ndryshme. Në rastet akute mund të ndodhë pas një gjendjeje virale, shoqëruar me infeksion të veshit dhe të sinuseve. Për të dhënë një përgjigje më profesionale, duhet ta shohim pacientin dhe ta vlerësojmë rastin duke e parë konkretisht. Është e vështirë që të japin një diagnozë në distancë.

Megjithatë, pacienti them se ka bërë një gabim (ashtu siç bëjnë një pjesë e mirë e tyre) që shkojnë në farmaci pa shkuar të paktën te mjeku i familjes. Unë i sugjeroj patjetër një vizitë tek mjeku ORL për një konsultë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.