MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam probleme me gjunjtë kur ngjis shkallët, ç’të bëj?

26.04.2022 - 10:47

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Jam një zonjë 60 vjeç. Unë asnjëherë nuk kam pasur probleme me kockat. Por tani, kur ngjis shkallët (sidomos) gonoartrozmë dhembin gjunjtë, mezi eci. Doja këshillën e një mjeku reumatolog.

Mjeku: Duhet pyetur pacientja nëse është rrëzuar ndonjëherë? Nëse dhimbja shoqërohet me kërcitje? Nëse zonja është mbipeshë? Mund të them në distancë që mund të bëhet fjalë për gonoartrozë (artrozë të gjurit). Kjo mund të diagnostikohet me një radiografi të thjeshtë tek mjeku specialist.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.