MENU
klinika

Dyshohet se janë nisur nga Shqipëria

Kapen 21 kilogramë kanabis sativa në Janinë

08.04.2022 - 12:09

Policia greke ka sekuestruar 21 kilogramë kanabis sativa të fshehura në dy çanta në Janinë.

Dyshohet se lënda narkotike është futur në kufirin grek nga Shqipëria.

Policia ka lokalizuar dy çanta të braktisura në një rruge fshati pranë Drymades të Bashkisë Pogoni dhe është vendosur në vëzhgim për të kapur mat personat që do merrnin çantat.

Megjithatë, duket se autorët e kanë kuptuar praninë e policisë e dhe kanë shmangur paraqitjen, si pasojë askush nuk ka ardhur të marrë dy çantat me kanabis, shkruan protothema.gr.

Si pasojë çantat u konfiskuan nga policia dhe janë vënë nën hetim për identifikimin e marrësve të synuar, si dhe të atyre që kanë transportuar ngarkesën e drogës nga Shqipëria fqinje.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi