MENU
klinika

Rama jep lajmin

KESH do të nisë të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës

26.04.2022 - 16:40

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se KESH, do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës.

Sipas kreut të qeverisë, ky është i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.

“Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të nis të prodhojë energji elektrike nga centrali fotovoltaik i Vaut të Dejës, i pari projekt i realizuar i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon⚡️

Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjitike💡

#TëBashkuarJoTëNdarë🤝
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drejtori i KESH prezanton projektin e parë të këtij lloji në rajon

Ujëmbledhësi i Vaut të Dejës do të prodhojë edhe energji nga era