MENU
klinika

“1 Prilli, por kjo nuk është shaka”

Kim: Jepet viza e parë 10-vjeçare për udhëtarët shqiptarë

01.04.2022 - 13:22

Ditën e sotme, Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në Twitter ka sjellë në vëmendje se 1 Prilli shënon ditën e parë të vlefshmërisë së zgjatjes së vizës amerikane për qytetarët shqiptarë për biznes apo turizëm nga 3 vite në 10 vjet. Në postim shkruhet se mëngjesin e sotëm, Yuri Kim ka përshëndetur aplikanten të cilës iu dha viza e parë e vlefshme për 10 vjet.

“Mund të jetë 1 Prilli, por kjo nuk është shaka! 1 Prilli shënon ditën e 1-të të Vlefshmërisë së Vizës #10-vjeçare për marrjen e vizave turistike dhe për biznes. Këtë mëngjes, Yuri Kim përshëndeti aplikanten të cilës iu dha viza e parë e vlefshme për 10 vjet”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Këtë postim e ka rishpërndarë, Yuri Kim me mbishkrimin:

Mëngjesin e sotëm është dhënë viza e parë 10-vjeçare për udhëtarët shqiptarë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vizat turistike dhe për biznes në SHBA do të jenë 10-vjeçare"

Ambasadorja Yuri Kim jep lajmin e mirë për shqiptarët


“Kush tërheq litarin do mbytet”!

Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

“Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen tonë”

Pas polemikave, Meloni optimiste për paktin me Ramën

3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Rekord pasagjerësh në Rinas

Nga qershori Shqipëria do të presë 42 në javë

Nisin fluturimet “charter” për turistët