MENU
klinika

Shqipëria në pritje të negociatave në qershor

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi sot në Tiranë

28.04.2022 - 09:58

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi viziton Tiranën sot në kuadër të një turi takimesh në rajon.

Burimet thanë se axhenda e eurokomisionerit nis në orën 14:00 në Kryeministri ku do të zhvillojë një takim me Edi Ramën dhe në orën 14:30 pritet të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita e tij vjen përpara se shtetet e BE-së të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas axhendës së zyrtarit europian, Varhelyi do të vizitojë edhe Bullgarinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do priten negociatat në qershor, teksa paralajmëroi se nëse Bullgaria do të bllokojë sërish këtë proces, Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN