MENU
klinika

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës që njohu 11 Dhjetorin

Komisioni i Rithemelimit njofton lëvizjen e radhës

06.04.2022 - 11:07

Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë këtë të mërkurë një mbledhje në ambientet e selisë së Partisë Demokratike. Bëhet me dije se mbledhja do të mbahet në orën 13:00.

Ky vendim i Komisionit të Rithemelimit vjen pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës ditën e sotme, ku u njoh statuti i Partisë Demokratike, i miratuar në Kuvendit e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në vendimin e Gjykatës theksohet se Kuvendi i 11 Dhjetorit është thirrur në mënyrë legjitime dhe se vendimet e marra nga ai janë po ashtu legjitime dhe në fuqi.

VENDIMI

Gjykata, në bazë të ligjit nr.8580, datë 07.02.2000 “Për Partite Politike” VENDOSI:

1.Pranimin e kërkesës se palës kërkuese Partia Demokratikë e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombëtar te PDSH duke regjistruar ndryshimet përkatëse ne regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kreu i PD, takime me demokratët në degët e Tiranës

Pas dorëheqjes, Basha hap zyrë shumë pranë selisë blu