MENU
klinika

Kush janë kandidatët

Komisioni i Rithemelimit zhvillon zgjedhjet për kryetar në 9 degë

25.04.2022 - 09:43

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar në 9 degë. Procesi i votimit ka filluar në orën 8.00 e do vijojë deri në orën 18.00.

Në njoftimin për mediat thuhet se nëse do ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18.00 “derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD”.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në njoftim.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë në tabelën bashkëngjitur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN