MENU
klinika

Nuk kishte ndryshuar që nga viti 2011

Kosova vendim historik, gati dyfishon pagën minimale

13.04.2022 - 17:10

Paga minimale do të jetë 250 euro në Kosovë. Qeveria ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Paga minimale në Kosovë ishte 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto. Me këtë vendim ora e punës do të vlejë 1.5 euro.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, e cila u mbajt ditën e sotme.