MENU
klinika

"Ballkani ka qenë gjithmonë me interes për Rusinë..."

Kovaçevski: Anëtarësim në NATO rrit sigurinë e vendit

13.04.2022 - 12:07

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së fundmi është shprehur se lufta e nisur në Ukrainë nga Rusia, e bën më të domosdoshëm anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, veçanërisht për ekonominë e saj.

Kovaçevski,në një intervistë për mediat austriake ka bërë me dije se si vend i vogël që është Maqedonia ka nevojë për mbrojtjen e vendeve anëtare të NATO-s.

“Sulmi i paprovokuar i Rusisë ndaj Ukrainës dëshmon se anëtarësimi në aleancën më të madhe të mbrojtjes në botë, NATO, është me rëndësi të madhe për çdo anëtar. Ne jemi një vend i vogël. Siguria jonë garantohet nga të gjithë anëtarët e NATO-s, gjë që ka shumë anë pozitive për shoqërinë tonë si dhe për ekonominë tonë, sepse investitorët e huaj, veçanërisht ata në sektorin e infrastrukturës, e dinë se janë në një vend të sigurt, të mbrojtur nga NATO”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski ka folur dhe për interesin e vazhdueshëm gjeostrategjik të Rusisë në Ballkan.

“Ballkani Perëndimor ka qenë gjithmonë me interes për Rusinë. Ndikimi i saj përmes mediave, duke përfshirë edhe disa parti politike, ka qenë gjithmonë i pranishëm. “Rusia ka një interes për konfliktet e ngrira në Ballkan, të cilat i pengojnë vendet të ndjekin rrugën e tyre drejt integrimit euroatlantik”, është shprehur ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

Kush është Dimitar Kovaçevski?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Kovaçevski: Lufta në Ukrainë, pasoja për ekonominë

Kryeministri i M. së Veriut: Nuk ka kohë për të humbur...

Blinken pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE