MENU
klinika

Pas arrestimit të Alqi Bllakos

KQZ i jep zyrtarisht mandatin e deputetit Pandeli Majkos

04.04.2022 - 16:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit, Pandeli Majkos, duke zëvendësuar mandatin e ndërprerë të Alqi Bllakos, i cili u arrestua për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në atë që konsiderohet si afera e inceneratorëve.

Kujtojmë se Majko dorëzoi më herët mëngjesin e kësaj të hëne, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Socialisti do të zërë karrigen e Alqi Bllakos të cilit iu vunë pranga me kërkesë të SPAK për të shkak të përfshirjes në aferën e Inceneratorit të Fierit.

Pandeli Majko u largua nga Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sepse nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin, pasi ishte renditur jashtë listës së sigurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pas arrestimit të ish-deputetit të PS

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano takim me kreun e SPAK

Nis procedura për zëvendësimin e Alqi Bllakos/ Hapat që do ndiqen

Pandeli Majko rikthehet në Parlament! Kuvendi shpalli sot vakancën