02.04.2022 - 11:05
Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e djeshme në fshatin Kallmet të Lezhës, ku pati një shkëmbi zjarri dhe mbeti i plagosur kreu i Njësisë Administrative Besnik Simoni dhe autori i dyshuar Altin Marku.
Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se edhe Simonit i është komunikuar arrestimi në spital.
Ndërkohë që dje u arrestua për plagosjen e tij Altin Marku, i cili gjithashtu kishte një plumb në krah, çka sipas burimeve tregon se ka pasur një shkëmbim zjarri.