MENU
klinika

Merret vendimi/ Emri

Kush do ta zëvendësojë Elisabeta Imerajn?

28.04.2022 - 11:30

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Arens Çela do të jetë drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Tiranës, pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, raporton gazetarja e Panorama.

Vendimi do merret në mbledhjen e sotme urgjente të Keshillit te Larte te Prokurorise, qe do te nise ne oren 12:00.

Ne rendin e dites eshte :

“Diskutimi/ miratimi i projekt – aktit për ndërprerjen e komandimit të prokurorit Arens Çela, i komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku ka emërimin si prokuror.

Diskutimi/ miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Arens Çela, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet ne njoftimin e KLP qe disponon gazetarja e Panorama Nikoleta Kovaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN