MENU
klinika

Iu bë atentat në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Kush është Iliaz Cali dhe lidhja e tij me paratë e Rinasit?

04.04.2022 - 07:58

Një atentat më armë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku viktimë ka mbetur 37-vjeçari Cali.

Mësohet se ndaj makinës së viktimës është qëlluar rreth 100 metra në lëvizje, ndërsa automjeti tip “Land Rover”, i drejtuar prej Calit është përplasur me veturën.

Burimet bëjnë të ditur se makina rezulton se është marrë me qira në Rinas, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.

Fillimisht policia dyshoi se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë. Por teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.

 

Ndërkaq, Iliaz Cali nuk rezulton një emër i panjohur për policinë. Më dy korrik të 2016-ës, pas grabitjes së parë të parave në Aeroportin e Rinasit, policia ka ushtruar kontroll në të gjitha banesat. Teksa ka kontrolluar banesën e Calit, ka gjetur 682 rrënjë kanabis. Policia për këtë rast vuri në pranga Xhemile Calin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj Iliaz Calin, i cili u arrestua më vonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshimet se shënjestra nuk ka udhëtuar i vetëm

Atentat me armë në Tiranë, vritet brenda fuoristradës një i ri