MENU
klinika

“Pa asnjë gjurmë...”

Kush po thyen embargon, duke blerë naftën ruse?

03.04.2022 - 12:39

Megjithë sanksionet thuajse totale, dikush po ble në masë naftën ruse.

Kështu raporton revista online “Fortune” sipas të cilës produktet e naftës dhe tankersat rusë të transportit janë zhdukur nga sistemi i gjurmimit.

Kompania e menaxhimit të riskut detar, “Windward” i ka deklaruar CNN se aktiviteti i paregjistruar është rritur me 600% që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Kjo tregon se ka një tregti që shkon përtej sanksioneve. Kjo lloj tregtie nëse tolerohet parashikohet të krijojë kosto reale për eksportuesit perëndimorë, duke vënë në pikëpyetje vlerën e sanksioneve.

Aktiviteti i paregjistruar është rritur me 600% që nga nisja e luftës

Ne po shohim një rritje të daljes nga sistemi i transmetimit me synon anashkalimin e sanksioneve. Flota ruse ka nisur të fshehë eksportet e veta, – shprehet drejtori Ekzekutiv i kompanisë, Ami Daniel.

Gjatë javës së pas 12 marsit u vunë re 33 raste të aktivitetit të paregjistruar nga kontenierët rusë që është në kundërshtim me rregulloren ndërkombëtare e cila parashikon që anijet duhet të mbajën përherë të ndezur gjurmuesit e tyre.

Hamendësimet janë se naftën ruse po e blejnë me çmim të lirë indianët dhe kinezët, por destinacioni real mbetet i panjohur.

Që nga nisja e luftës në sistemin e gjurmimin mendohen se nuk janë regjistruar 4.5 milionë barila naftë që tregtohet me 30$ për baril.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një kundërshtar i përbashkët nuk mjafton...

Aleanca Kinë-Rusi është thjesht një iluzion…

Kërkohen zgjidhje imediate

Gjermania pa rezerva gazi

Nga Financial Times/ Mungesa e gazit

Çfarë po e shkakton krizën energjetike të Evropës?

Do reflektohet direkt në Shqipëri?!

Bien çmimet e energjisë dhe naftës në botë


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!