Los Angeles Lakers nuk arriti të sigurojë një vend në play off këtë sezon (2021-2022), por për sa i përket tifozërisë dhe marketingut, ekipi kalifornian mbetet numri 1 në NBA.
Skuadra që ende nuk ka një trajner për sezonin e ri, mbetet ajo me numrin më të madh të fanellave të shitura. Ky rezultat ka rdhur nga numri i fanellave të shitura në “NBA Store”, dyqani zyrtar i shitjeve në NBA.
Në vendin e dytë renditet skuadra e Philadelphia dhe në të tretin ajo e Golden State. Në “top-10” mungojnë skuadra legjendare si Miami, Clippers, Neë York dje San Antonio.
Edhe për sa i përket lojtarëve që kanë më shumë fanella të shitura, sërish në vendin e parë është një basketbollist i Lakers, LeBron James. Ai lë pas në këtë renditje të fanellave James Harden (Philadelphia), Stephen Curry (Golden State), Kevin Durant (Brooklyn) e Jayson Tatum (Boston).