MENU
klinika

Është transferuar në paraburgimin e…

Lefter Koka merret në pyetje nga SPAK për herë të parë pas arrestimit

14.04.2022 - 11:15

Ditën e premte, në orën 10:00, prokurorët e SPAK do të marrin në pyetje për aferën e inceneratorëve ish ministrin e arrestuar të Mjedisit, Lefter Koka.

SPAK ka caktuar orarin që ditën e nesërme ai të paraqitet në ambientet e SPAK për të dëshmuar për dijeninë e tij si i pandehur për akuzat e ngritura për lidhjet me inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Kjo është hera e parë që Lefter Koka do të merret në pyetje që pas arrestimit të tij, kjo edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ish-ministri prej një jave është transferuar nga paraburgimi 313, në paraburgimin e Durrësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN