MENU
klinika

"Refugjatët"

Leopoli dhe Galicia, kryeqytetet e perandorisë austro-hungareze

20.04.2022 - 16:27

         Nga Joseph Roth te Leopold von Masoch, nga Paul Celan te Gregor von Rezzori: në ditët e sotme ata do të ishin shkrimtarë ukrainas.

Pak rus, pak austro-hungarez. Për shekuj me radhë ky ka qenë fati i Ukrainës: në pjesën lindore, duke luftuar me ekspansionizmin e carit të Moskës, veç të tjerash, edhe në dëm të kozakëve; në kufirin ekstrem perëndimor të Perandorisë së Vjenës. Bosht mes dy botëve, vendi ka lindur shkrimtarë që personifikojnë shpirtin rus si Nikolai Gogol dhe, në të njëjtën kohë, ka ushqyer radhët e transmetuesve të të ashtuquajturit “Finis Austriae”, me emra të famshëm të letërsisë në gjuhën gjermane si Joseph Roth, autor i “Marshi i Radeckit” dhe “Legjenda e pijetarit të shenjtë”, i lindur në Brody, jo shumë larg kufirit aktual polak dhe bjellorus. Prej sundimit polako-lituanez në Mesjetë, zona e Leopolit u përfshi në perandorinë austro-hungareze që nga fundi i shekullit të tetëmbëdhjetë. Është mbretëria e Galicisë dhe Lodomirisë, një nga kurorat e shumta që mbretërit e Vjenës grumbullojnë me kalimin e kohës si një domen i dinastisë. Po ashtu është një tokë e largët, me një aromë ekzotike dhe të egër, ku zyrtarët dhe oficerët shpresojnë të mos dërgohen, për të mos u larguar shumë nga molisja e jetës vjeneze. Galicia është disi ekzotike: vetëm një pakicë e vogël pleqsh flasin gjermanisht. Ata jetojnë në gjirin e rutenëve (siç quhen ukrainasit), polakëve dhe shumë hebrenjve lindorë, që flasin një gjuhë që konsiderohet si një përzierje e gjermanishtes, jidishin. Bukovina, pjesa veriore e Besarabisë e çliruar nga dominimi osman, i bashkohet gjithashtu Galicisë dhe këtu flasin kryesisht rumanisht.

AUSTRIA – JANUARY 01: Joseph Roth with his partner Andrea Manga Bell. Photography. About 1933. (Photo by Imagno/Getty Images) [Joseph Roth mit seiner Lebensgefaehrtin Andrea Manga Bell. Photographie um 1933.]
Në këtë larmi popujsh, gjuhësh dhe fesh, lindi Joseph Roth. Brodi, qyteti i lindjes, është i fundmi në Perandori, qendra e fundit e qytetëruar përpara kufirit rus, praktikisht në kufijtë e Azisë. Ai, nipi i një rabini, studioi në Leopol, u transferua më pas në Vjenë dhe më në fund vdiq, tashmë i dëbuar, në Paris në vitin 1939. Kur i erdhi fundi perandorisë, ai e festoi duke treguar historinë e një familjeje fisnike të kohëve të fundit, von Trotta. Në “Hebrenjtë endacakë”, ai përshkruan botën e Ost-Juden, komunitetet hebraike të shteteve dhe qyteteve të Evropës Lindore. Përveçse një vepër letrare, ajo është një dëshmi historike e një realiteti të asgjësuar përfundimisht nga vitet e nazizmit. Një tjetër shkrimtar në gjuhën gjermane nga Leopoli, Leopold von Sacher-Masoch, përshkruan botën e Ukrainës perëndimore në “Përralla galike”. Libri i tij më i famshëm është “Venusi në gëzof”. Të paktë janë ata që e kanë lexuar, por emri i von Masoch njihet botërisht për patologjinë që studiuesit teorizojnë, kur shqyrtojnë veprat dhe biografinë e tij.
Zur ausschließlichen Verwendung in der Online-Ausstellung “Künste im Exil” (www.kuenste-im-exil.de).
Originaldateiname: Celan,Paul_02_Druck.jpg
Eindeutiger Identifier: VA_KIE_FV_002.jpg

Ende ka. Patrulla e shkrimtarëve gjermanishtfolës të lindur në Ukrainën e sotme është shumë më e gjatë. Një nga figurat më enigmatike është Paul Celan (emri i vërtetë ishte Paul Antschel), i lindur më 1920 në Cernauti, Cernivci aktual, në Cernowitz gjerman, një hap larg kufirit rumun. Todesfuge, “Arratisje nga vdekja”, poezia e tij e njohur, është një nga përpjekjet më të përfolura për shqyrtimin poetik të Holokaustit. Në të njëjtin qytet të Celanit, Cernivci lindi Gregor Von Rezzori. Libri “Kujtimet e një antisemiti”, rrëfen historinë e një djali të lindur në Bukovinë dhe të detyruar të përballet me shumëllojshmërinë e popujve, gjuhëve dhe kulturave të rajonit. Një pasuri, që spastrimi etnik i shekullit të njëzet ka marrë përsipër ta zhdukë./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur Stalini telefonoi Pastërnakun...

”Le Monde” analizon veprën e Ismail Kadaresë

Çfarë është arti?

”A ka gjini Arti?”


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen