07.04.2022 - 09:40
Qyteti i Lezhës dhe disa fshatra rreth tij janë pa energji elektrike që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Shkak për mungesën e energjisë është një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kë në Dajç në nënstacionin e Lezhës.
OSHEE po punon për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Në qarkun e Lezhës aktualisht me energji elektrike është vetëm zonë e Bregut të Matit, pasi furnizohet me energji nga nënstacioni i Rrilës.