MENU
klinika

Zhvillimet në PD

Lubonja: Bashkimi, i vështirë! Alibeaj s’ka autoritet të ulet me Berishën

12.04.2022 - 17:44

Analisti Fatos Lubonja ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ku ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në selinë blu.

Lubonja u shpreh se Alibeaj nuk ka autoritetin e duhur të ulet me Berishën dhe të bashkojnë PD-në. Sipas tij autoriteti I vërtetë duhej të ishte Basha por ai u tërhoq.

Lubonja bëri përgjegjës Lulzim Bashën për përçarjen e PD-së sipas të cilit 6 marsi ishte ai që ndau shumë gjëra.

 

 

E ndoqa zhvillimet në PD. Duke lexuar edhe ndonjë propozime të ardhur nga pjesëtarët e asaj mbledhjes, për një Kuvend Pajtimi. Lexova dhe akuzat dhe kundërpërgjigjet e Alibeajt, akuzat që vijnë nga Berisha dhe Paloka kryesisht. Në thelbin e vetë, se tema është shumë e gjerë, do thoja se çështja është këtu se ajo parti duhet të bashkohet. Por modaliteti i bashkimit dhe se si do të bashkohet është qëllimi. Është një çështje që prapë për t’i mbetur thelbit të gjësë se ka të bëjë me autoritetin. Këto dy grupe, që duhet të bashkohen, ku në një krah është ai i Berishës, e ka autoritetin. Dhe grupi tjetër duhet të kishte autoritet, që s’e ka. Autoriteti i vërtetë duhet të ishte Lulzim Basha. Ky u tërhoq. Alibeaj nuk e ka autoritetin. Ka Lulzim Bashën pas. Por një autoritet që të jetë i tillë që të ulet me Berishën, që të bëjnë një bashkim mbi një platformë, s’e ka. Ne përgjithësisht e kemi të vështirë që të bashkohemi si të barabartë. Berisha duke qenë më i fuqishmi, kërkon që ata të bashkohen rreth tij. Mund të ishte treguar më politikan.

Kush ka faj për këtë përçarje?

Përgjegjësia për mua fillon nga Lulzim Basha sepse lexoj tani që Partia nuk është fituese se humbi 25 prillin edhe vendimi për Berishën pastaj, ndërtimi I një partie tjetër dhe mbështetja e Amerikës. Gjykimi im ka qenë se ata humbën se pati një masakër zgjedhore përballë një regjimi që ka kapur institucionet. Bashkimi duhet të ishte më I fortë pasi humbën zgjedhjet me një fushatë kundër asaj masakre me prova. Kjo duhej të kishte qenë politika e tij. Basha tani hoqi Berishën dhe përçau PD-në.  Vetë zgjedhjet e 6 marsit provuan se kjo është e gabuar. Atëherë kur u bënë Kuvendet të qëndronin aty dhe të vërtetonin ishin apo jo të vërteta ato firmat. 6 marsi ndau shumë gjëra. Mirëpo gjithë carjet janë shumë të forta sa bashkimi është i vështirë.

Vizita e Ramës në Gjermani

Në këtë situatë që jemi mundësia qe Shqipëria dhe Maqedonia të pranohen në BE është më e madhe pasi lufta në Ukrainë ka krijuar një solidaritet. Lidhur me Ballkanin e Hapur gjermani e injoroi pasi përmendi vetëm Procesin e Berlinit. Pastaj debate është që sa i dobishëm mund të jetë ky Ballkan i hapur sidomos për vendet e dobëta si Shqipëria.