MENU
klinika

Abazoviç drejton mbledhjen e Qeverisë

Mali i Zi miraton masa kufizuese ndaj Rusisë

08.04.2022 - 13:22

Mali i Zi i është bashkuar vendeve të BE-së dhe SHBA-së në miratimin e një pakete masash kufizuese ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç përmes një postimi të tij në rrjetet sociale.

“Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa kufizuese në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Falenderojmë të gjithë ministrat për bashkëpunimin”, shkruan Abazoviç.

Abazoviç falenderoi të gjithë ministrat, Qeverinë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, NATO-n dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi për bashkëpunimin e tyre.

 

 

Mbledhja e qeverisë u drejtua nga Abazoviç për shkak se kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapić ishte në Forumin Ekonomik Delphi.

Mali i Zi ishte i vetmi vend i NATO-s që nuk kishte miratuar deri masa kufizuese ndaj Rusisë për shkak se partitë pro serbe i kishin bllokuar ato.

Abazovic Status

Balkanweb mëson se në mbledhjen e fundit ku janë miratuar masat kufizuese, vetëm një prej ministrave ka votuar kundër.

Votimi i djeshëm në qeverinë e Malit të Zi duket se është një parathënie e drejtimit properëndimor që do të marrë vendi pasi Abazoviç të kryesojë qeverinë e re.

Masat e miratuara dje janë përshëndetur nga SHBA dhe vendet perëndimore.