MENU
klinika

Përgjigjet e Pse-ve tuaja

Mbani dieta por nuk dobësoheni?

01.04.2022 - 16:13

Për të humbur peshë dhe për të pasur një jetë të shëndetshme, duhet të gjejmë dietën ushqimore që përshtatet me organizmin tonë.

Pothuajse 50% e italianëve kanë ndjekur një dietë ushqimore korrekte por, pavarësisht nga kjo, numri i personave mbipeshë, vazhdon të rritet.

1. A konsumoni ushqim vetëm kur jeni të uritur apo dhe pa shkak?

Dietat kufizuese e mbajnë organizmin në gjendje të vazhdueshme urie dhe kjo mund të ndryshoje metabolizmin, gjithashtu dëmton marrëdhënien me ushqimin dhe trupin. Është plani ushqimor ai që duhet të përshtatet me stilin e jetës tonë, në mënyrë që të bëhet zakon jetese, duke na ndihmuar të humbasim peshë në mënyrë natyrore.

2. A konsumoni karboidrate, proteina, yndyrna të mira dhe fibra, në çdo vakt?Kombinimi i duhur i këtyre elementëve ushqyes është në gjendje të na sigurojë energjinë e nevojshme për të përballuar ditën. Kujdes nga dietat që në mënyrë drastike reduktojnë konsumin e tyre. Të gjitha janë të nevojshme për të përmirësuar metabolizmin dhe për të humbur në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

3. A jeni të kënaqur me dietën dhe rezultatin e saj?Dietat e mira i dërgojnë sinjale pozitive për organizmit. Nëse ndiheni të lodhur, të uritur dhe të nervozuar, atëherë dieta që po bëni nuk është e përshtatshme dhe duhet ta ndryshoni.

4. Për sa kohë mendoni të vazhdoni dietën?Dieta do të funksionojë në qoftë se regjimi ushqimor është i qëndrueshëm dhe i shëndetshem. Dieta e duhur nuk është diçka që duhet ta bëjmë vetëm për disa javë apo muaj, por mënyra e rregullt e ushqyerjes.