MENU
klinika

Ligue 1, Java 35

Mbappe shkëlqen me dy gola dhe assist, por PSG ngec

29.04.2022 - 22:59

Kylian Mbappe është në qendër të futbollit botëror, më shumë për zgjedhjen qëndrimin te PSG apo kalimin te Real Madrid, por në fushën e lojës ai vijon paraqitjet mbresëlënëse. Edhe sonte ai shënoi dy gola, pavarësisht se PSG nuk shkoi më shumë se barazim 3-3 në fushën e Strasbourg.

Vendasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 3’ me Gameiron, teksa parizienët morën barazimin në minutën e 23’ me golin e Mbappe.  Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa sfida pati dominimin më të madh të PSG-së.

Në minutën e 64’ Hakimi do t’i jepte avantazhin PSG-së, ndërsa katër minuta më pas Mbappe do të realizonte golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal. Megjithatë autogoli i Verratit në minutën e 75’ ktheu shpresën për Strasbourg-un.

Ndërsa do të duhej minuta e 90+1 që vendasit të merrnin barazimin e raundit të 35-të të Ligue 1, me Caci-n. Pas këtij takimi Paris Saint-Germain shkon në kuotën e 79-të pikëve, teksa Strasbourg grumbullon 57 pikë dhe i merr Nice-s vendin e pestë, që është edhe pozicioni që në Ligue 1 siguron biletën për në Conference League.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon