MENU
klinika

Analiza e New York Times

Më shumë se kurrë, Franca është në telashe!

26.04.2022 - 16:31

Franca mund të marrë frymë përsëri.

Të dielën, presidenti Emmanuel Macron u rizgjodh, duke marrë 58.5 për qind të votave kundër Marine Le Pen.

Megjithatë do të ishte e parakohshme të festohej.

Demokracia franceze, në të vërtetë, nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe.

Macron mori dy milionë vota më pak se në 2017-ën. Politika franceze tani drejtohet nga tre forca – të kryesuara nga Macron, Le Pen dhe i majti Jean-Luc Mélenchon – të tre në drejtime të kundërta.

Shtoni nivele rekord të abstenimit dhe kjo është fiks “receta” për paqëndrueshmëri.

Por problemi shkon përtej politikës. Presidenca përçarëse  Macron shkaktoi zemërim dhe pakënaqësi popullore. Kjo u shfaq në shumë forma, nga protestat e jelekëverdhëve deri te luftërat kulturaore. Gjendja kombëtare është për tu shqetësuar.

Në vitet e ardhshme, vendi do të përballet me pasojat e vazhdueshme nga pandemia, krizat gjeopolitike dhe rritjet e çmimeve.

Macron fitoi, po. Por Franca është ende në telashe.

Gjërat dukeshin shumë ndryshe këtë herë. Kur Marine shkoi në raundin e dytë askush nuk u befasua – dhe askush nuk marshoi në shenjë proteste.

“Fronti republikan”, ishte më i dobët se kurrë. E djathta ekstreme mund të jetë ndalur në kutinë e votimit këtë herë, por idetë dhe kandidatët e saj janë tashmë pjesë e rrymës.

Zgjedhjet e vitit 2017 duken, në retrospektivë, të kenë qenë një mundësi e humbur.

Macron, foli për ruajtjen e vlerave republikane franceze të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Ai u zotua të ndërtonte institucione politike më demokratike. Ai premtoi të pranonte diversitetin kulturor dhe fetar francez. Për shumë njerëz, ishte një frymë e re. Ishte një president i ri me një mandat dhe një motiv për të rinovuar demokracinë dhe shoqërinë franceze.

nuk ndodhi. Në fillim të mandatit të tij, Macron u krahasua me Justin Trudeau. Sot kritikët e Macron e shohin atë shumë ndryshe: një Margaret Thatcher franceze. Pesë vitet e tij në detyrë janë shoqëruar nga përbuzja për qeverisjen demokratike, përbuzja për të varfërit dhe mizoria ndaj migrantëve.

Në këtë proces, ai zhgënjeu ata që shpresonin se ai do të ishte i vërtetë në premtimin se do të ishte presidenti i të gjithëve.

Politikisht, efektet kanë qenë të shumta. Macron ndihmoi në rënien e dy partive kryesore të Francës. Si rezultat, politika është bërë e fragmentuar. Kundërshtimet tradicionale të partive për çështjet socio-ekonomike janë zëvendësuar nga luftëra të pafundme kulturore mbi Islamin, imigracionin dhe identitetin kombëtar.

A screen shows French President Emmanuel Macron and centrist candidate for reelection and far-right candidate Marine Le Pen at her election day headquarters, in Paris, Sunday, April 10, 2022. French polling agency projections show incumbent French President Emmanuel Macron and far-right leader Marine Le Pen leading in the first round of France’s presidential election Sunday. (AP Photo/Francois Mori)

Në këtë atmosferë, e majta nën drejtimin e Mélenchon është radikalizuar, duke fituar mbështetjen e të rinjve. E djathta ekstreme, nga ana e saj, ka shfrytëzuar rastin për t’u paraqitur si e vetmja forcë opozitare e besueshme.

Éric Zemmour, eksperti i medias, përfaqësoi hapur qëndrimet ekstreme mbi Islamin dhe imigracionin. Le Pen ndryshoi strategji, duke parë humbjen e tij. Strategjia ishte e suksesshme.

Rritja e mbështetjes për të djathtën ekstreme nuk është e qartë. Por është e qartë se ajo shpreh, ndër të tjera, një zemërim në të gjithë Francën.

Në dy vitet e fundit, një lëvizje e fuqishme kundër vaksinave ka zënë rrënjë. Ideologjitë e vjetra të socializmit dhe konservatorizmit janë zëvendësuar nga teoritë e konspiracionit dhe konfuzioni politik.Kjo është e rrezikshme.

Në dy javët e fundit të fushatës, Macron tha se do ta rishqyrtonte reformën e planifikuar të pensioneve dhe do të angazhohej seriozisht sërish për mbrojtjen e mjedisit. Këto premtime nuk garantojnë se presidenti do të ndryshojë drejtim. Nëse nuk e bën, zemërimi i bashkatdhetarëve të tij me siguri do të shtohet.

Larg nga një demokraci model, Franca është një vend i sëmurë nga pluralizmi, multikulturalizmi dhe liberalizmi politik. Kjo është shumë e keqe. Por është e vështirë të largosh ndjenjën se diçka edhe më e keqe mund të jetë afër.

Philippe Marlière (@PhMarliere) është profesor i politikës franceze dhe evropiane në University College London.

Burimi: The New York Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga ndikimi i luftës në Ukrainë tek kritikët ndaj tij

DW: Pse fitoi sërish Macron?